Ashpërsohet debati në mes Blerim Latifit dhe këshilltarit të Kurtit, Driton Tali: Ky rrenc ligjëron edhe në fakultet - Bota Sot
Ashpërsohet debati në mes Blerim Latifit dhe këshilltarit të Kurtit, Driton Tali: Ky rrenc ligjëron edhe në fakultet

Aktuale

Ashpërsohet debati në mes Blerim Latifit dhe këshilltarit të Kurtit, Driton Tali: Ky rrenc ligjëron edhe në fakultet

Nga: D.RR Më: 25 maj 2020 Në ora: 13:26
Albin Kurti dhe Driton Tali

Një debat në distancë përmes rrjeteve sociale pati sot në mes të ish këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit dhe këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali.

Latifi në postimin e tij, e ka quajtur “Driton Kali” këshilltarin e Kurtit.

Ky reagim vjen pasi dje e ka përmendur në një status të tij ku ka reaguar edhe ndaj Hashim Thaçit.

Por pastaj ka reaguar përsëri Driton Tali, duke e quajtur rrenc Blerim Latifin.

Tali ka demantuar Latifin duke thënë se me Thaçin nuk është takuar që nga viti 2010.

“Prandaj, shihemi në gjyq, ku ti "filozof" i sjell faktet”, ka shkruar në fund Tali.

Reagimi i tij i plotë:

Se sa rrenca të paftyrë janë këta "filozofat e Hashimit" qe ja një shembull tipik.

Shihne se si rren pa fije turpi!

E keqja është se ky rrenc edhe ligjëron në fakultet?!

Nuk dua të flas për Naim Rustemin, besoj se ai vet do t'i pergjigjet.

Por unë Driton Tali, herën e fundit kur kam pasur takim me Hashim Thaçin apo dike nga afër tij, ka qenë sa isha deputet me 2010.

Zakonisht bëhej te byfeja e Kuvendin ku ne deputet pinim kafe.

Kurrë, ama kurrë hiç më pastaj, qoftë me 2012 apo me 2013 ose 2014..., as nuk kam pasur takim me Hashim Thaçin e as tentim për t'u takuar!!!

Prandaj, shihemi në gjyq, ku ti "filozof" i sjell faktet.

Ja për korrektësi statusi tij.

.....
Driton Tali më paska përmendur në një shkrim të tij, në të cilin qenka marrë me Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Që në fillim e dezinformon publikun duke më quajtur këshilltar i Hashimit, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këshilltaria ime në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013. Nga ajo kohë më kujtohet një gjë, e cila, me siguri, i kujtohet edhe Driton Talit. E kam parë me sy se si qëndronte me orë duke pritur para zyrës së Hashimit, për t'u takuar pesë minuta me të. Bashkë me të qëndronte edhe Naim Rrustemi, i cili ia kishte aranzhuar takimin. Hashimi, me talentin e tij për t'i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë. Derisa qeshnim me servilizmin e tij, duke e parë nga dritarja, Dukagjin Gorani tha: E ardhmja e ndritur është privilegj i servilëve të tillë! Sidoqoftë parashikimi i Dugit nuk u përmbush, sepse Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t'i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali. Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë. Nuk kam dyshim se një ditë këtë do ta kuptoj edhe Albin Kurti, sepse sharlatanizmi i Driton Talit është konstantë psikologjike e karakterit të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat