Demhasaj: Kushtetuesja mund t’ia kthejë mandatarin Vetëvendosjes dhe të caktojë një afat

Aktuale

Demhasaj: Kushtetuesja mund t’ia kthejë mandatarin Vetëvendosjes dhe të caktojë një afat

Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:37
Arton Demhasaj

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj ka treguar skenarët që mund të ndodhin me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Demhasaj në “Debat Plus” ka thënë se Presidenti ka shkelur kushtetutën kur dha mandatarin te LDK pasi sipas tij kushtetueta nuk parashikon afat për të parin.

“Por nëse nuk do të kishte vepruar Presidenti ne do të kishim humbur kohë duke pritur pasi çështja nuk mund të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Ai thotë se pret që Kushtetuesja duhet të tregoj nëse duhet të ketë afat për mandatarin dhe sa duhet të jetë ai mandat.

“Nëse ky afat caktohet nga Kushtetuesja, me vendim ky afat do t’i kthehej Vetëvendosjes për ta caktuar kandidatin për kryeministër. Nëse në këtë afat Vetëvendosje nuk ofron kandidatë për kryeministër atëherë Presidenti mund të përdorë deskrecionin e tij dhe t’i jep mandatin partisë tjetër që siguron shumicën parlamentare“.

Demhasaj thotë se kushtetuta e përdorë termin “mund” kur është fjala për shpërndarjen e Kuvendit por nuk e obligon domosdoshmërisht.

Ai thotë se situata do të ishte ndryshe nëse AAK e NISMA të ishin pro shpërndarjes së Kuvendit pasi sipas tij presidenti nuk do të mund të injoronte qëndrimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat