Reagon ashpër profesori i Parisit: Leni përrallat ju argatët e bandave dhe ju që citoni nene e ligje si papagaj

Aktuale

Reagon ashpër profesori i Parisit: Leni përrallat ju argatët e bandave dhe ju që citoni nene e ligje si papagaj

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 16:30
Nezir Kraki

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se i beson Gjykatës Kushtetuese sepse s'ka gjykatë që mund ta legalizojë shpartallimin e rendit kushtetues dhe demokracisë në shërbim të një pazari të përkohshëm, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se setyrë e Gjykatës është që ta mbrojë rendin kushtetues, që nuk pritet nga partitë.

Ai thotë se nuk pret që Gjykata ta shndërrojë Kuvendin e Kosovës në cirk, derisa ka bërë thirrje që të lihen përrallat dhe të mos citojnë nene e ligje, kur nuk dinë për frymën e ligjeve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Unë i besoj Gjykatës kushtetuese sepse s’ka gjykatë që mund ta ‘legalizojë’ shpartallimin e rendit kushtetues dhe demokracisë në shërbim të një pazari të përkohshëm.

Ju po harroni që sot e kemi këtë konfiguracion politik por neser do vijne parti tjera dhe persona tjerë. Detyrë e Gjykatës është mbrojtja e rendit kushtetues sepse kjo nuk mund të pritet nga partitë politike.

Personalisht nuk më intereson asnjë parti kur është në pyetje Kosova. Nuk pres që Gjykata kushtetuese ta shëndrrojë Kuvendin e Kosovës në një cirk ku bëjnë shfaqje persona me legjitimitet të trafikuar të cilët me rrena marrin vota dhe pastaj futen skutave shit-blerëse të korridoreve, larg programit, larg votuesit, larg popullit.

Leni perrallat ju argatët e bandave dhe ju që citoni nene e ligje si papagaj pa ia pasë idenë frymës së ligjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat