Gjykata Kushtetuese vazhdon punën, pritet sonte vendimi për dekretin e Thaçit

Aktuale

Gjykata Kushtetuese vazhdon punën, pritet sonte vendimi për dekretin e Thaçit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin final lidhur me dekretin për mandatarin për forminin e qeverisë.

Deri në këto momente nuk ka ndonjë vendim lidhur me këtë dekret megjithëse puna në Gjykatën Kushtetuese po vazhdon.

Aty janë vërejtur disa lëvizje dhe ka pasur edhe drita të ndezura brenda, çka jep sinjal se puna ende po vazhdon në sjelljen e këtij vendimi.

Edhe patrullat e policisë po qëndrojnë që nga ora 15:00, nga kur janë vendosur aty pas paralajmërimit për fillimin e test-protestës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është mbajtur nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat