Krasniqi: Nëse e kontestojmë vendimin, ne e cenojmë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Krasniqi: Nëse e kontestojmë vendimin, ne e cenojmë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese

Më: 29 maj 2020 Në ora: 00:28
Memli Krasniqi

Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se duhet repsketuar vendimi që u dha nga ky institucion i pavarur.

“Duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Çdo sjellje tjeter e dëmton frymën kushtetuese dhe demokracinë e vendit” tha ai.

Ani pse PDK-ja vazhdimisht kanë thënë dhe vazhdojnë të deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re, Krasniqi ka thënë se e respektojnë vendimin e Gjykatës.

“Vendimi i sotëm i hap rrugë krijimit të institucioneve në vend dhe të kalojmë vakumin institucional që ishte krijuar”, tha ndër të tjera Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat