Zëdhënësi i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka bërë manipulim

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka bërë manipulim

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e ka quajtur doracak të Presidentit Hashim Thaçi.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo gjykatë ka bërë manipulim dhe shkelje me aktgjykimin e saj për t’i dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi dhe dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Postimi në Facebook:

Gjykata fillimisht u be doracak per Presidentin, doracaku pastaj qendrim qe doli me 28 maj, e ketij qendrimi ju pershtat edhe vendimi, sot. Prandaj ishte i nevojshem edhe manipulimi.

Manipulimi e shkelja ishin te domosdoshme per aq kohe sa Gjykata ndiqte rrugen e Presidentit dhe jo anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat