“Dëshpërim Kosova” – qytetari që po proteston kundër Qeverisë Hoti

Aktuale

“Dëshpërim Kosova” – qytetari që po proteston kundër Qeverisë Hoti

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:03
Protestues

Kanë mbetur edhe pak minuta para se të nis seanca parlamentare, ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, pak para se të nis ky proces vendimtar për rrjedhën e politikave kosovare, disa qytetarë janë parë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit.

Madje njëri prej tyre që e ka quajtur veten “Dëshpërim Kosova” në një lidhje direkte në Speciale të Klan Kosovës, ka thënë se nuk i përket asnjë subjekti politik, por vlerëson se me votimin e Qeverisë së re, Kosovës po i kthehet krimi.

“Neve po na kthehet krimi në vendin e ngjarjes dhe atë me anë të vendimit të Gjykatës Kushtetues, gjë që nuk ndodh askund në botë. Këta që 20 vjet e sakatojnë këtë vend”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat