Bahtiri përkrah fuqishëm propozimin që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Bahtiri përkrah fuqishëm propozimin që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:24
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se propozimi që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës e përkrah fuqishëm.

“Murat Jashari si pjesëtar i familjes më emblematike shqiptare dhe personalitet me ngritje shumë të lartë të arsimimit, është personi më adekuat që në këtë kohë ta drejtoj Qeverinë e Kosovës”, shkruan Bahtiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

E përkrahu fuqishëm propozimin që Murat Jashari të zgjedhet Kryeministër konsensual i Qeverisë së Kosovës.

Kjo situatë në të cilën ndodhemi është shumë e rëndë për shtetin e Kosovës, pasi që po cenohet demokracia dhe vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës së lirë.

Muajve të ardhshëm Kosovën e presin sfida të rënda, sidomos tendenca për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, e cila duket se është gatuar nga njerëz që kanë bërë pazare për interes personal e në dëm të sovranitetit të Kosovës.

Murat Jashari si pjesëtar i familjes më emblematike shqiptare dhe personalitet me ngritje shumë të lartë të arsimimit, është personi më adekuat që në këtë kohë ta drejtoj Qeverinë e Kosovës.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat