Zemaj përshëndetet me miqtë nga Grupi Parlamentar, tani e tutje në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Aktuale

Zemaj përshëndetet me miqtë nga Grupi Parlamentar, tani e tutje në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:58
Armend Zemaj

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj nga sot ka një pozitë të re, atë të ministrit të Shëndetësisë.

Me të marrë këtë post, Zemaj është larguar edhe nga Kuvendi i Kosovës, ku ka përshëndetur edhe miqtë e shumtë.

Zemaj tha se miqtë e vërtetë nuk janë asnjëherë të ndarë, ndoshta në distancë, por jo në zemër.

“Kur kolegët të përcjellin me plot respekt dhe dashuri, ju paqa gjithmonë ashtu të mirë që jeni. I lumtur dhe shumë krenar që isha së bashku me ju në periudha të ndryshme të mandateve të besimit. Zoti ju bekoftë!”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat