Hoti viziton Prekazin, Jashari i tregon gjendjen e mjerueshme të kullave

Aktuale

Hoti viziton Prekazin, Jashari i tregon gjendjen e mjerueshme të kullave

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:55
Hoti viziton Prekazin

Kabineti i zgjedhur qeveritar, në ditën e parë të punës, vizitoi kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz dhe bëri homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar.

Aty u pritën nga Bekim Jashari i cili së pari i drejtoi ata pranë kullave te Jasharajve qe vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe çdo ditë e re përbën rrezik për shembje të tyre. Aty, kryeministri Avdullah Hoti premtoi se do të trajtojë me prioritet çështjen e rikrijimit të ekipit që do të ngarkohet me restaurimin e tyre.

Prekazi, vendi ku dy dekada më parë u shënua historia për të cilën e kuptoi e gjitha bota, vazhdon të jetë pjesa më e vizituar në Kosovë nga shqiptarë dhe të huaj.

Varrezat, muzeu i qëndresës dhe kullat e familjes Jashari vizitohen çdo festë, por edhe në dite të zakonshme.

Por ajo që bie në sy në këtë kompleks janë kullat të cilat ndodhen pothuajse para shembjes.

Udhëheqësit e qeverisë së Kosovës kishin premtuar rregullim te kësaj çështje, kishte formuar ekipe komiteti, por që nuk ka pasur rezultat.

Gjendjen e kullave ua tregoj nga afër sot Bekim Jashari edhe kabinetit të ri qeveritar.

Jashari: Të punohet në rregullimin e kullave sepse janë në gjendje jo të mire

“Një zëvendëskryeministër mund ta vendosësh udhëheqës të komitetit, të vazhdohet tutje sepse këto janë bërë vetëm përkohësisht, që 20 vjet, me i mbrojte nga shiu, për fat të keq çdo ditë ka lëvizje, bie ndonjë tjegull, lëvizë muri është çarë e plasaritur, duhet të rregullohet sa më shpejtë”, tha Jashari.

Avdullah Hoti i cili dje është zgjedhur kryeministër i vendit, u zotua se do të trajtojë me prioritet çështjen e rregullimit të kullave të familjes Jashari në Prekaz.

Hoti: Çështja e kullave do të trajtohet me prioritet

“Ne i pamë shkurtë edhe pamjen e kullave dhe premtoi qe do të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm për të siguruar që ky vend i shenjtë të mbetet përgjithmonë ku kryhen nderimet e nevojshme... Besoj shumë shpejtë, çështje ditësh ose javës mos të them kështu por do të merret me prioritet”, tha Hoti.

Kullat e familjes Jashari vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe rrezikojnë të shemben.

Shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të merret me to ani pse vendi i rezistencës së familjes Jashari vazhdon të vizitohet nga mijëra vendorë e të huaj.

Image
Hoti viziton Prekazin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat