Lista Serbe thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin

Aktuale

Lista Serbe thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 17:16
Lista Serbe

Lista Serbe është zotuar se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, do t’ia heqë masat e reciprocitetit Serbisë.

Qeveria Hoti do të eliminojë “masat e reciprocitetit” me Serbinë, të vendosura nga kryeministri në largim Albin Kurti. Kjo është thënë nga Lista Serbe, në një njoftim për shtyp, shkruan Al Jazeera në gjuhen serbe.

Lista Serbe përsëriti mbështetjen e saj për ekzekutivin e ri me qëllim “mbrojtjen e interesave të popullit serb”.

Lista Srpska u zotua se do të punojë për të hequr të gjitha pengesat sa më shpejt të jetë e mundur, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe për avancimin e të drejtave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat