A do të izolohemi sërish, çka po ndodh me shëndetin e rasteve të reja me koronavirus, flet Lul Raka - Bota Sot
A do të izolohemi sërish, çka po ndodh me shëndetin e rasteve të reja me koronavirus, flet Lul Raka

Aktuale

A do të izolohemi sërish, çka po ndodh me shëndetin e rasteve të reja me koronavirus, flet Lul Raka

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 07:23
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë momentalisht është e menaxhueshme dhe nuk ka nevojë për panik.

Por ai ka deklaruar se mund të ketë kthim të kufizimeve nëse ka ngarkesë në institucionet shëndetësore.

“Teknikisht kjo është vazhdimësi e fazës së parë. Kemi rritje të numrave që janë reflektim i pritshëm i lehtësimit të masave. Kur është bërë planifikimi i lirimit të masave, është planifikuar të bëhet në mënyrë graduale”, ka thënë Raka.

Ai thotë se më e rëndësishmja është struktura e rasteve të reja.

“Pyetja kryesore ka qenë se a do të mbyllemi prapë. Situata tjetër ka qenë në fillim, mirëpo tash janë dy elemente kryesore: numri i rasteve, por elementi kryesor është struktura e këtyre rasteve. Pjesa më e madhe kanë pasur simptoma të lehta dhe s’kanë nevojë për hospitalizim. Shumica janë raste kontakti. Përderisa nuk ngarkohen kapacitetet shëndetësore s’ka nevojë për panik. Rrezik është nëse numri i rasteve në rritje shkon paralelisht me numrin e hospitalizimit. Nëse ndodh kjo atëherë duhet të shikohet mundësia e kthimit të disa masave”, ka thënë Raka.

Ai gjithashtu ka thënë se mosrespektimi i masave mund të jetë e rrezikshme.

“Momentalisht janë të menaxhueshme dhe s’ka nevojë për panik dhe kthim të masave. Por, nëse ka raste që e mbingarkojnë shëndetësinë. Më 13 prill uroj të kemi kaluar pikun. Mosrespektimi i këshillave kushton dhe këtë e kemi parë në Maqedoni të Veriut. Nuk mund të presësh respektim të 100 për qind të masave, por mosrespektim të masave kushton në familja. Pika kryesore janë familjet, pastaj transporti publik dhe më pas ngjarjet shpërndarëse si ditëlindjet, varrimet etj.”, ka thënë Raka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat