Profesori i Parisit: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa mobilizohen për rikthimin e Kosovë nën Serbi

Aktuale

Profesori i Parisit: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa mobilizohen për rikthimin e Kosovë nën Serbi

Nga: G.B Më: 9 qershor 2020 Në ora: 23:09
Nezir Kraki

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se Kosova ka qenë më e pavarur nga Serbia në vitin 1999 se sa sot, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa mobilizohen për rikthimin e Kosovë nën Serbi, duke shtuar se rikthimi i Serbisë me letra në punët e Kosovës, ka marrë hov në vitin 2012, kur bisedimet teknike të Edita Tahirit, u kthyen në dialog politik të Hashim Thaçit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Rikthimi nën Serbi
(Veç neve na bën vaki)

- 1989, Serbia ia merr autonominë Kosovës. Populli mobilizohet me laps e me pushkë për liri.

- 1999, UÇK dhe aleatët e largojnë Serbinë nga Kosova. Marreveshja e Kumanoves i jepte zyrtarisht fund pranisê shteterore serbe n’Kosovë.

- 2020, Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa mobilizohen për rikthimin e Kosovë nën Serbi, ose Serbisë n’Kosovë, si të doni. Marreveshja e Thaqit në vitin 2020 pritet ta rikthejë Serbinë shtetërisht dhe politikisht si bashkqeverisese të Kosovës.

Dmth, Kosova ka qenë më e pavarur nga Serbia në vitin 1999 se sot. Jam shumë serioz kur e them këtë.

Rikthimi i Serbisë me letra në punët e Kosovës ka marrë hov nga viti 2012 kur bisedimet teknike të Edita Tahirit u kthyen në dialog politik të Hashim Thaqit. Ose thënë ndryshe, serbizimi i Kosovës ka fillu me flusken e bores që kurrë s’u shkri por u bë akull (fusnota).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat