Në ditën kur Grenell dha lajmin për vazhdimin e dialogut, Putin flet për Kosovën

Aktuale

Në ditën kur Grenell dha lajmin për vazhdimin e dialogut, Putin flet për Kosovën

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 07:28
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vucic tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shty për shkak të pandemisë.

Deklarata e Putin vjen në ditën kur emisari special i presidentit të SHBA’së Richard Grenell ka bërë të ditur vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 27 qershor në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat