​Abrashi i VV i quan gënjeshtra deklarimet e Hotit për dialogun - Bota Sot
​Abrashi i VV i quan gënjeshtra deklarimet e Hotit për dialogun

Aktuale

​Abrashi i VV i quan gënjeshtra deklarimet e Hotit për dialogun

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 21:00
Kurti, Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka shprehur dyshime ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hotit, se nuk do të lëshojë pe në procesin e dialogut me Serbinë në takimin e ardhshëm në Uashington.

Në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini, Abrashi ka thënë se populli i Kosovës është mashtruar vazhdimisht me deklarata të tilla, të cilat ai i ka quajtur gënjeshtra.

“Vazhdimisht kemi pasur deklarata se nuk do të ketë kompromis, por kemi pasur shumë probleme që kanë dëmtuar Kosovën. Ne e dimë se kjo është gënjeshtër e pastër dhe nuk ndryshon nga ato që janë thënë deri më tash. Ne do të kërkojmë llogari për çdo fjalë që atje thuhet dhe çdo kompromis mos të mendojnë se do ta harrojnë lehtë. Kemi argumente dhe arsye duke u bazuar në të kaluarën që të mos i besojmë dialogut”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat