​Abrashi takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Aktuale

​Abrashi takon ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:24
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e ka njoftuar për prioritetet e tij në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Sipas një komunikate të MI, Abrashi dhe Markusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, përderisa ambasadori shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat