Detaje nga martesa e Hashim Thaçit, ceremonia nuk u bë sepse...

Aktuale

Detaje nga martesa e Hashim Thaçit, ceremonia nuk u bë sepse...

Nga: A. J Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:29
Hashim Thaçi

23 vite më parë presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte martuar më bashkëshorten e tij të sotme Lumnijen. Pak detaje dihen nga martesa e Hashim me Lumnijen përveç asaj që ata ishin martuar në kohë lufte dhe pa ndonjë dasmë apo organizim.

Presidenti Hashim Thaçi dhe gruaja e tij Lumnije Gerxhaliu shpesh janë pjesë e mediave me lajme pasi që shumë pak dihet për jetën e tyre private sidomos kur vet Thaçi shumë pak e ka pranë vetes bashkëshorten e tij Lumnijen.

Ata sot janë të martuar dhe kanë një djalë Endritin, si dhe jetojnë një jetë luksoze dhe të lumtur.

8 korriku i vitit 1997 ishte dita kur ata kurorëzuan dashurinë, dhe së bashku kanë afër 20 vite martesë.

Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçit, asokohe i ishte dashur që përkohësisht të vendosej në Zvicër për shkak të dënimit me 10 vite burgim në mungesë nga regjimi serb.

Ceremonia e martesës së tyre ishte e pamundur që të zhvillohej në Kosovë, prandaj zonja e parë i ishte bashkuar Thaçit në Zvicër.

Image
Hashim Thaçi me djalin dhe bashkëshorten

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat