“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar gjithsesi, dhe urgjentisht të fillohet me Ligjin e Ri”

Aktuale

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar gjithsesi, dhe urgjentisht të fillohet me Ligjin e Ri”

Nga: D.B. Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:27
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar gjithsesi, dhe të fillohet urgjentisht me Ligjin e Ri, duke marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës dhe nevojat e mësimdhënësve e kategorive të tjera shoqërore.

Sipas saj, mësimdhënësit, policët e shumë kategori të tjera shoqërore mezi kanë pritur të fillonte ky ligj, me pagat në rritje.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë Ligjin për Pagat. Mësimdhënësit, policët e shumë kategori të tjera shoqërore mezi kanë pritur të fillonte ky ligj, me pagat në rritje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet zbatuar gjithsesi, por duhet urgjentisht të fillohet me Ligjin e Ri, duke marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës dhe nevojat e mësimdhënësve e kategorive të tjera shoqërore. Shumë punëtorë po ndihen të zhgënjyer. Prandaj, duhet sa ma shpejt kolegët deputetë të punojmë për ndryshimet e reja ligjore për pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat