Shoqata e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Akademinë e Drejtësisë

Aktuale

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Akademinë e Drejtësisë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 06:39
Sami Mazreku dhe Enver Fejzullahu

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Enver Fejzullahun, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij memorandumi është themelimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve ashtu që në kuadër të programeve të trajnimeve për gjyqtarë që organizon Akademia, të përfshihen edhe temat nga fusha e sigurimeve, respektivisht trajtimit të kërkesave për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit për të gjitha produktet e sigurimit të njohura sipas ligjit.

Palët në momorandum janë pajtuar që përmes ofrimit të trajnimeve profesionale t’i avancojnë njohuritë specifike për sigurimet dhe kontratat e sigurimeve për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe profesionistëve tjerë në bazë të vlerësimeve të Akademisë, të punësuar në sistemin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat