Drejtori i RTK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Aktuale

Drejtori i RTK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati  ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirusn.

Kastrati  përmes një postimi të tij në  “ Facebook” ka bërë të ditur se  sot  ka dal pozitiv me COVID 19, derisa ka shtuar se do të qëndrojë në izolim sipas rekomandimeve transmeton “Bota sot”. 

“Ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetëizoloheni për disa ditë dhe në rast se keni simptome, të lajmëroheni tek organet përkatëse”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Te nderuar miq,

Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19.

Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.

Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.

Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat