Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i është kundërpërgjigjur akuzave ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për Gjykatën Speciale.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka publikuar listën e deputetëve që e votuan Gjykatën Speciale, duke thënë se sot po mundohen të arsyetojnë votën e tyre me shpifje e të fshehur.
Postimi i plotë:
Shihni votat për Gjykatën Speciale!
E sot po mundohen të arsyetojnë votën e tyre me shpifje e të fshehur.
Bëhuni të sinqertë, tregoni qëllimet e prapaskenat tuaja. Ne e kemi kuptuar. Qytetarët e kanë kuptuar. Ju po mashtroni vetën e jo qytetarin dhe ne si deputet!