“Edhe tel ua ka paguar zonave operative të komandantëve Isa Mustafa për nevoja të ndryshme”

Aktuale

“Edhe tel ua ka paguar zonave operative të komandantëve Isa Mustafa për nevoja të ndryshme”

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:51
Isa Mustafa

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imerit po vazhdon të publikojë dokumente të rëndësishme.

Në mëngjesin e së shtunës në profilin e tyre në Facebook, kanë publikuar një dokument në të cilin shihet nënshkrimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku thuhet se është fletëdëshmi se i janë paguar Telekomit gjerman 3.076.550 DM për shpenzimet e dy telefonave satelit që janë përdorur në Zonën e Llapit, shkruan "Bota sot".

Ndërkaq, në mbishkrimin në Facebook, thuhet se kjo e vërteton se luftën në tërësi e paska financuar Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë:

Edhe tel ua ka paguar zonave operative e komandatve Isa Mustafa per nevoja te ndryshme ..Kjo e verteton se luften ne teresi e paska finacuar Qeveria e Kosoves.

Dokumenti i plotë:

Llapit mbeten 48,450,00 DM. Dokumenti: Fletëdëshmi Nr A3/019 Dt 30.03.1999. Mjetet janë dorëzuar në Gjermani 6.550 DM.

Gjithsej drejtpërsëdrejti për nevoja të ZO të Llpit janë paguar 3.076.550 DM.

Përpos kësaj, Qeveria më dt. 09.04.1999 ka paguar shpenzimet e telefonave satelitor me shumë prej 74.000,00 DM. Pagesa i është bërë Telekomit gjerman me urdhëresë për pagesë.

Sipas informatave tona disa nga këto shpenzime kanë të  bëjnë me dy telefona satelitë cilët përdorën në ZO të Llapit. Me këto shpenzime është ngarkuar Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Me nderime,

Ministri

Isa Mustafa

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat