Rexhep Selimi flet për Listën Serbe, ua kujton krimet e kryera në Kosovë

Aktuale

Rexhep Selimi flet për Listën Serbe, ua kujton krimet e kryera në Kosovë

Nga: TM Më: 10 korrik 2020 Në ora: 20:44
Rexhep Selimi

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, në një postim të tij në facebook shkruan për mënyren se si u lëshua sot salla e Kuvendit përderisa deputetët mbanin një minutë heshtje në nderim e kujtim të viktimave.

Gjithashtu duke kujtuar se Lista Serbe sot është partner i koalicionit të qeverisës.

Postimi i plotë:

Kur Kuvendi nderon e kujton viktimat e gjenocidit serb ne #Srebrenicë, Lista Serbe ende mbetet e pozicionuar në anën e agresorit. Ata (LS) sot lëshuan sallën e Kuvendit përderisa deputetët mbanin një minutë heshtje në nderim e kujtim të viktimave.

‪Kujtojmë, Lista Serbe sot është partner i koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat