Kur Isa Mustafa në formë paushalli paguante vëllain e Arben Gashit 4 mijë e 600 marka nga Fondi i 3% - Bota Sot
Kur Isa Mustafa në formë paushalli paguante vëllain e Arben Gashit 4 mijë e 600 marka nga Fondi i 3%

Aktuale

Kur Isa Mustafa në formë paushalli paguante vëllain e Arben Gashit 4 mijë e 600 marka nga Fondi i 3%

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 09:00
Isa Mustafa dhe Arben Gashi, pamje nga Kuvendi

Sot është publikuar edhe një dokument i Qeverisë së Kosovës, që tregon se si janë paguar disa personalitete gjatë luftës në Kosovë.

Këto dokumente që po publikohen nga familja e Haki Imerit – veprimtarit të LDK-së i vrarë menjëherë pas luftës, shfaqin milionat e Qeverisë së Përkohshme të cilat i kanë dhuruar disa për luftë e disa të tjera edhe për paga paushalle.

Familja Imeri thotë se Flamur Gashi i cili në këtë dokument paguhet në mënyrë paushalle ka marrë 4 mijë e 600 marka nga Isa Mustafa.

Gashi sipas familjes Imeri duhet të jetë vëllai i Arben Gashit, tash deputetit të LDK-së.

Postimi i plotë:

Flamur Gashi sipas te gjitha gjasave eshte vellau i shefit te Grupit Parlamentar te LDK-se Arben Gashit.Pra zanafilla e bashkepunimit te gasheve me Isa Mustafen ka nje pike permbajtesore e ajo eshte fondi 3%.Tregimi i gjithe kesaj historie eshte fakt i pamohuar sot ;se aspirata e kahmotshe e klanit te Bujar Bukoshit per ta pushtuar LDK-en qofte edhe duke shperdoruar fondin e 3% per nevoja te brendshme te klanit Bukoshi Mustafa eshte bere realitet .Me fjale tjera Arben Gashi ka ardhe gati ne krye te LDK-se jo fale meritave e kontributeve qe i ka dhene per LDK-se dhe per Kosoven , por ne saj te nje fare lidhje te vjeter bashkepunimi me klanin e Bukoshit dhe Mustafes.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat