Ja sa pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK, të rejat e fundit - Bota Sot
Ja sa pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK, të rejat e fundit

Aktuale

Ja sa pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK, të rejat e fundit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:58
QKUK

Në klinikat e Qendrës Klinika Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 12 korrik 2020, janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Postimi i QKUK-së në Facebook

301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

​301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat