Deputeti IRDK-së, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti, ku mbështetja prej 2 milion euro nga Pako Emergjente Fiskale, është anuluar.
Krasniqi drejtuar z. Hotit gjatë seancës në kuvend ka pyetur nëse është anuluar kjo masë dhe përgjigja e z.Hotit ka qenë se nuk është anuluar por deputeti Veton Berisha e demanton z. Hoti duke pranuar se kjo masë është anuluar dhe komuniteti nuk do të mund të perfitoj nga ajo, transmeton ''Bota sot''.
Postimi i plotë në Facebook
Te nderuar pjesëtarë të Komunitetit Egjiptian të Kosovës,
Qeveria Hoti, si "mbështetje të komuniteteve pakicë", anulon mbështetjen prej 2 milion euro nga Pako Emergjente Fiskale (Masa 9) e Qeverisë Kurti, e dedikuar ekskluzivisht për komunitetet Egjiptian, Rom dhe Ashkali.
Nuk mund të kutpojmë se si një deputet i cili është i thirrur në Kuvend të mbroj interesat e komunitetit egjiptian, jep mbështetje që të anulohet një ndihmë e tillë për komunitetin e tij.
Ju sjellim më poshtë pyetjen e deputetit të IRDK-së z. Elbert Krasniqi drejtuar z. Hoti nëse është anuluar kjo masë, pastaj përgjigjen e z. Hoti ku thotë se nuk është anuluar, dhe pjesen ku deputeti Veton Berisha e demanton z. Hoti duke pranuar me krenari se kjo masë është anuluar dhe komuniteti nuk do të mund të perfitoj nga ajo.
KULMI I TURPIT!