Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është takuar me sportistin, Milot Rashicën.
Kryeministri ka thënë se është kënaqësi e veçantë që ta takojë Rashicën, shkruan “Bota Sot”.
Hoti i ka uruar fat kombëtarës së Kosovës në ndeshjen e ardhëshme me Maqedoninën e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. ?? #EURO2020