10 komunat e Kosovës që nuk kanë shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi

Aktuale

10 komunat e Kosovës që nuk kanë shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 07:54
Infektiva

Në Kosovë ka disa ditë që numri i rasteve të reja me koronavirus është i lartë, por edhe numri i personave që po vdesin si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 130.

Çdo ditë po konfirmohen së paku tri ose katër vdekje nga koronavirusi në vend, kështu duke bërë që vetëm 10 komuna të Kosovës të mos shënojnë asnjë vdekje deri sot.

Komunat si: Ranillug, Novobërdë, Shtërpcë, Junik, Partesh, Graçanicë, Kllokot, Han i Elezit, Deçan dhe Klinë nuk kanë shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërsa, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2 mijë e 811.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat