Haradinaj: Nuk zotohemi ndaj Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Nuk zotohemi ndaj Serbisë

Nga: E.R Më: 19 korrik 2020 Në ora: 20:21
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë.

''Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, NUK ka asnjë marrëveshje as zotim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar'', shkruan Haradinaj, transmeton ''Bota sot''.

Ajo ka thënë se MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës për dialogun e arritjes së njohjes reciproke me Serbinë.

Postimi i plotë në Facebook

Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, i njohur nga gati 2/3 e botës, dhe e anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare e rajonale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, NUK ka asnjë marrëveshje as zotim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar!

MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës, për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar dy parimet e panegociueshme: integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Çdo përpjekje për devijim nga këto dy parime do të dështojë, siç edhe kanë dështuar në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat