Vjosa Osmani e godet rëndë Avdullah Hotin, kështu e krahason me Thaçin

Aktuale

Vjosa Osmani e godet rëndë Avdullah Hotin, kështu e krahason me Thaçin

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 21:07
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në një intervistë ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka qenë aspak transparent lidhur me raportimin për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani tha se Hoti duhet të dij se Kuvendi nuk është armik në procesin e dialogut.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se në raportimet për dialogun para Kuvendit, Hoti po sillet siç sillej dikur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne kishim një ftesë që i dërguam kryeministrit Hoti para se të nisej për në Washintong. Në qoftë se e shihni transkriptin e seancës në Kuvend do ta shihni se sa shumë ka qenë i madh interesimi i deputetëve që të bëjnë pyetje lidhur me takimin në Washintong, por nga përgjigjet që janë dhënë shihet se nuk ka pas transparencë. Nuk do duhej që ta vlerësojmë transparencën në dialog duke numëruar votat e njoftimet në Kuvend por duke marrë parasysh kualitetin e informatave.

Kuvendi i Kosovës nuk ka qenë armik në procesin e dialogut, është tejet me rëndësi për sovranitetin që ne të jemi të informuar më qartë se sa që i kemi tani”, tha ajo në Rubikon.

“Në qoftëse thua se platforma ime është Kushtetua dhe nuk je në gjendje të diskutosh në Kuvend kjo të dëmton më së shumti ty.

Në raportimet për dialogun para Kuvendit, Hoti po sille siç sillej dikur Thaçi.

Hoti ka hequr dorë nga sovraniteti i shtetit, e asnjë parti nuk ka të drejtë ta bëj këtë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat