Zyberaj: Harmonia ndërfetare ka qenë vlera dhe tradita më e fortë e Kosovës

Aktuale

Zyberaj: Harmonia ndërfetare ka qenë vlera dhe tradita më e fortë e Kosovës

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:34
jetlir Zyberaj

Këshilltari i Begjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se Kosova është një vend që respekton lirinë e besimit të çdo qytetari.

Zyberaj, ka thënë se nëse qëndrojmë kundër prishjes së harmonisë ndërfetare të Kosovës, shoqëirja jonë do të jetë më e fortë, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu, ka shtuar se harmonia ndërfetare ka qenë vlera dhe tradita më e fortë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova është një vend që respekton lirinë e besimit të çdo qytetari.

Në të njëjtën kohë, Kosova respekton lirinë e fjalës dhe të protestave. Këto janë vlera që e bëjnë Kosovën një shoqëri moderne.

Harmonia ndërfetare ka qenë vlera dhe tradita më e fortë e Kosovës, askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë këtë.

Shoqëria jonë do të jetë më e fortë nëse qëndrojmë kundër prishjës së harmonisë ndërfetare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat