Selimi: Vendimi për vettingun nga qeveria e kaluar ishte politik

Aktuale

Selimi: Vendimi për vettingun nga qeveria e kaluar ishte politik

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 00:54
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se procesi vettingut i cili planifikohej nga Qeveria Kurti ishte politik.

Ai në DESKU-n e Kohës ka thënë se ai mekanizëm ka qenë i njëanshëm dhe pa u diskutuar kredibiliteti i anëtarëve të atij grupi.

“Ka qenë një vendim i mëparshëm i cili ka thënë se do të bëhet vettingu. Ai mekanizëm unë kam konsideruar që ka qenë politik, ka qenë i njëanshëm pa e diskutuar kredibilitetin e ekspertëve që kanë qenë në atë grup, i cili kredibilitet është superior”, ka thënë ai

Sipas tij, për ta është e rëndësishme që puna të vazhdohet por jo njëanshëm.

Ai thotë se ky proces duhet të bëhet nga akterë gjithëpërfshirës.

“Mekanizmin e kam konsideruar politik sepse është krijuar një realitet që vettingu është i domosdoshëm si pjesë e reformës, për ne ka qenë e rëndësishme që puna të vazhdohet. Por jo të vazhdohet nga mekanizmat e njëanshëm por si pjesë e një punë më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse. Kjo bëhet nga akterët gjithëpërfshirës dhe temat të cilat janë rrahur në mënyrë gjithëpërfshirëse. Këto janë rishikimi funksional, reforma dhe llogaridhënia”, ka thënë ai.

Selimi ka folur edhe për mundësinë e martesës së gjinisë së njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat