“Çmenden” serbët pas kësaj deklarate të kryeministrit Hoti

Aktuale

“Çmenden” serbët pas kësaj deklarate të kryeministrit Hoti

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:24
Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk ka pezullim të lobimit për njohje të shtetit të Kosovës, është vlerësuar në Beograd si “shuplakë ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për rifillim të dialogut”.

Agjencia serbe e lajmeve, shkruan se ndalimi i dyanshëm i fushatave ka qenë parakusht për vazhdim të dialogut.

Në të ashtuquajturën Zyrëa për Kosovë në Qeverinë e Serbisë i kanë thënë jozyrtarisht medies serbe se për deklaratën e Hotit, përkatësisht për situatën e re, nesër do të deklarohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deklaratën e Hotit serbët e vlerësojnë goditje në themelet e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat