Kusari -Lila: Ditën e vdekjes së Enverit e kam të freskët, sikur të kishte ndodhur dje

Aktuale

Kusari -Lila: Ditën e vdekjes së Enverit e kam të freskët, sikur të kishte ndodhur dje

Nga: B.F Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:48
Enver Zymberi

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila ka përkujtuar Enver Zymberin policin e vrarë nëntë vite më pare.

Ajo ka thënë se sot, 26 korrik 2020, dy krerët e shtetit, Presidenti dhe Kryeministri, përkujtuan policin e vrarë në detyrë, por të dytë bashkë, devijuan nga motivi i sakrificës së Enver Zymberit, ata të dytë hoqën dorë nga ushtrimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës karshi Serbisë,transmeton “Bota sot”.

Tutje ajo ka thënë sot të dy liderët e përmendën dhe kujtuan Enverin, por të dytë kanë hequr dorë nga e drejta e shtetit Sovran me përgjegjësi të plotë dhe me të drejtën e reciprocitetit. I pari i vendit Presidenti, inkurajoi dhe e mbështeti heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ndërsa i dyti, Kryeministri i vendit, e hoqi reciprocitetin në vendimin e tij të parë si Kryeministër.

Sipas saj ai ishte djali, vëllai, bashkëshorti dhe Babai i një djali dhe ishte në pritje të lindjes së vajzës. Enverin nuk e kam njohur personalisht, por dhimbjen për vrasjen e tij e kam ndier në shpirt. Enveri ishte vrarë, por ne kishim treguar se shtetin e kemi një dhe të pandarë, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sakrifica e Enver Zymberit

Sot nëntë vite më parë, ndërroi jetë polici i Kosovës, Enver Zymberi.

Ai ishte plagosur për vdekje një natë më parë në veri të vendit kur forcat speciale të policisë ROSU, u nisën për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.

ROSU u nisën me 25 Korrik, 2011 për të siguruar se në kufirin verior të vendit kishte kontrollë të mirëfilltë kufitare pas vendosjes së masës së reciprocitetit me Serbinë dhe mbylljes së kufirit të Kosovës për mallrat serbe.

Sot, 26 korrik 2020, dy krerët e shtetit, Presidenti dhe Kryeministri, përkujtuan policin e vrarë në detyrë, por të dytë bashkë, devijuan nga motivi i sakrificës së Enver Zymberit. Ata të dytë hoqën dorë nga ushtrimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës karshi Serbisë.

Shteti i Kosovës nuk ka realizuar detyrën e tij karshi sakrificës së Enverit. Sikur të ishte realizuar deri në fund detyra e shtetit sot do të vendoseshin kurora me lule te vendi ku u godit Enveri, ndërsa vrasësit e tij do të ishin para drejtësisë.

Sot të dy liderët e përmendën dhe kujtuan Enverin, por të dytë kanë hequr dorë nga e drejta e shtetit Sovran me përgjegjësi të plotë dhe me të drejtën e reciprocitetit. I pari i vendit Presidenti, inkurajoi dhe e mbështeti heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ndërsa i dyti, Kryeministri i vendit, e hoqi reciprocitetin në vendimin e tij të parë si Kryeministër.

Ditën e vdekjes së Enverit e kam të freskët, sikur të kishte ndodhur dje.

Ai ishte djali, vëllai, bashkëshorti dhe Babai i një djali dhe ishte në pritje të lindjes së vajzës. Enverin nuk e kam njohur personalisht, por dhimbjen për vrasjen e tij e kam ndier në shpirt. Enveri ishte vrarë, por ne kishim treguar se shtetin e kemi një dhe të pandarë. Ai ishte dhe mbetet Heroi i Kosovës së pavarur.

Sot e rikujtoj dhimbjen për humbjen e Enverit, por ende më rëndë, humbja e tij sot shënohet kur e hoqëm edhe të drejtën e shtetit për të ushtruar sovranitetin dhe për të treguar seriozitetin e shtetit tonë karshi Serbisë.

Sakrifica e Enver Zymberit do të jetë kuptimplotë vetëm kur shteti i Kosovës të jetë funksional në tërë territorin e tij dhe kur vrasësit e tij të dalin para drejtësisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për policin e Kosovës të rënë në detyrë, Enver Zymberi!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat