Profesori dhe sociologu i mirënjohur Maloku, “eksplodon”: Kjo gjë po i përgatitet Kosovës – ka disa fjalë edhe për Skender Hysenin

Aktuale

Profesori dhe sociologu i mirënjohur Maloku, “eksplodon”: Kjo gjë po i përgatitet Kosovës – ka disa fjalë edhe për Skender Hysenin

Nga: N. H Më: 26 korrik 2020 Në ora: 17:55
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Sociologu e profesori universitar, Fadil Maloku, përmes një shkrimi thotë se nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mendon se do e marr njohjen reciproke nga Serbia, e gjithë kjo është një farsë dhe mashtrim nga ana e shefit të qeverisë që po i përgatitet Kosovës.

Sipas profesorit, Serbia këtë gjë (njohjen) nuk e ka bërë as pas humbjen së luftës së fundit, kur kjo e fundit ishte e mbështetur për muri.

Ndërsa, për koordinatorin e dialogut Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, Maloku ka thënë se është mirë që ky i fundit ta ruaj reputacionin e pamerituar të fituar gjatë kohës së presidentit Rugova.

Ja reagimi i tij:

Image
Fadil Maloku

Çfarë "njohje reciproke me Serbinë", kur çnjohjet ka rrezik të barazohen me njohjet!?

Nëse KM ynë momental A.H. mendon se do e marr (qysh po thotë Ai vetë!) "njohjen reciproke me Serbinë", le ta di Ai dhe i gjithë publiku i gjerë, që kjo është vetëm një farsë e radhës e mashtrimit, që po i pērgaditet Kosovës nga "spin doktorat" e Aleksandër Vuçiqit, ca armiqëve ndërkombëtar dhe ca mercenarëve tanë tē brendshëm...!

Serbia s'e ka bë njohjen as pas pesë luftërave humbura, kur atëbotë ishte e mbështetur për muri dhe e stigmatizuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, e lëre që do e bëjë tash pas dy dekadash kur është shndrruar e "përkdhelura" e perëndimit!?

Harrone, këtē, e mos mashtroni askend!

Kurse, Skender(begut) H. më mirë i bie me e ruajt "reputacionin që iu kontrabandu" në mënyrë jomeritore në kohën e Rugovës, se sa me u "shetit" pa lidhje e pashije, korridorreve të Brukselit pa pasur asnjë kompetencë; as (i)legale e as morale!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat