Cilit Hashim t’i besojmë, shokut të Batonit, apo...?

Aktuale

Cilit Hashim t’i besojmë, shokut të Batonit, apo...?

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:20
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Cilit Hashim t’i besojmë? Kështu pyet përmes një postimi në Facebook, ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari këtë pyetje e bën për shkak të deklaratave kontradiktore që po bëhen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Miftarit, a duhet që t’i besojmë Thaçit, i cili përmes Baton Haxhiut kërkon faljen e krimeve apo Presidentit që kërkon me u gjetë vrasësit e heroit Enver Zymberi.

Cilit president t’i besoj, atij që Hashim Thaçi para ditës përmes misionarit të UDB, Baton Haxhiut kërkon m’u fal gjitha krimet serbe të luftes dhe të pas luftës (dhjetëra mijëra vrasje, dhunime, miliona të ndjekur, mijëra të zhdukur) apo t’i besojmë Hashim presidentit pas ditës kur kerkon m’u gjetë e mu dënu vrasësit e policit hero Enver Zymberit!”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat