Ministria ende nuk i ka licencuar laboratorët privat për të kryer teste për COVID-19

Aktuale

Ministria ende nuk i ka licencuar laboratorët privat për të kryer teste për COVID-19

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka licencuar asnjë laborator privat për të kryer teste për COVID-19.

Në Ministri tashmë për tu licencuar për kryerjen e këtij testi kanë aplikuar dhjetëra laboratorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se kjo ministri sapo të shqyrtojë të gjitha aplikacionet do ta bëjë publike listën e laboratorëve të cilat kanë të drejtë për kryerjen e këtij testi.

“Ditëve të kaluara dhjetëra laboratorë private kanë aplikuar për t’u licencuar për të kryer testime serologjike. Këto aplikacioneve do të shqyrtohen nga MSH e cila pastaj do të publikoj listën e laboratorëve që kanë fituar të drejtën e kryerjes së testimeve për sars-cov 2”, tha ai.

Ai ka porositur qytetarët që te kenë durim dhe të presin që testet të kryehen në institucione të licencuara.

“Qytetarët të kenë durim që të mund të kryejnë teste në institucione të licencuara private për këtë shërbim”, ka thënë Hoti.

Megjithatë është vërejtur se disa laboratore në Kosovë kanë kryer këtë test, por del që ato nuk kanë leje për ta kryer këtë testim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat