Vrasja në Kamenicë, Rugova: Institucionet dështuan ta mbrojnë viktimën edhe më 2017, po t’i ofronin mbrojtje do ishte gjallë

Aktuale

Vrasja në Kamenicë, Rugova: Institucionet dështuan ta mbrojnë viktimën edhe më 2017, po t’i ofronin mbrojtje do ishte gjallë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 00:18
Rugova

Një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me shufër metalike dy ditë më parë (25 korrik) në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Rreth këtij rasti ka reaguar Igballe Rugova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për viktimën.

 Rugova tregoi se viktima edhe në vitin 2017 është trajtuar në Spitalin e Kamenicës nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj dhe se institucionet nuk kanë ofruar mbrojtje.

“E ndjera në vitin 2017 është dërguar në Spitalin e Kamenicës ku kishte lëndime trupore dhe spitali ka lajmëruar Policinë por nuk ka ndodhur asgjë, po të kishte reaguar Prokuroria atëherë burri i saj do të ishte në burg ndërsa e ndjera do të ishte gjallë”.

“Pikërisht për këtë them se institucionet kanë dështuar”, deklaroi Rugova.

Rugova po ashtu kërkoi nga Gjykata Themelore e Gjilanit që rastin ta trajtojë me drejtësi dhe jo në mënyrën patriarkale.

“Kërkojmë që ky rast të merret seriozisht dhe të mos e trajtojë si rast patriarkal por me drejtësi dhe t’i jap dënimin e merituar”.

“Ende vazhdon mendja patriarkale që rasti të trajtohet si vdekje e dhunës në familje e jo si vrasje”.

“Kemi raste kur gjykata tenton ta pajtojë çiftin, gjykata do duhej të rastet e tilla t’i trajtojë me drejtësi dhe jo në mënyrën e pajtimit”.

“E përsërisë që drejtësia ka dështuar, pasi po të reagonin institucionet më 2017 viktima do të ishte e gjallë”.

Rugova mes tjerash bëri dallim kur gratë fajsohen për vrasje.

“Kemi raste që gratë kanë vrarë burrat në vetmbrojtje dhe janë në burgun e Lipjanit me nga 30 vjet dënim”.

Rugova pos funksionalizimit të institucioneve për drejtësi theksoi se duhet të shqiptojnë edhe dënime pasi vetëm në këtë mënyrë mund të reduktohen raste të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat