Nis shkrimi i marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, deklarohet Vuçiq

Aktuale

Nis shkrimi i marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, deklarohet Vuçiq

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:38
Aleksandar Vuçiq

Sot në Bruksel do të zhvillohet një raund i ri i bisedimesh në nivel ekspertes, konkretisht mes Skender Hysenit dhe Marko Gjuriqit me ndërmjetësim të përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se ka filluar shkrimi i marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, i cili, siç tha nuk është mohuar nga Brukseli, shkruan N1.

“Ne gjithashtu do të ndërmarrim hapa në lidhje me hapjen e arkivave tona, duke i kërkuar të ashtuquajturës UÇK që të hapin arkivat e veta, sepse besojmë se është e rëndësishme që familjet e të zhdukurve të marrin drejtësi”, tha ai në fjalimin e tij para qytetarëve serb.

Presidenti i Serbisë deklaroi se, për sa i përket Kosovës, nuk ka ditë të lehta dhe të thjeshta përpara për vendin. Ai vlerësoi se do të marrë forcë dhe energji për t’u përpjekur të arrij një kompromis që përfaqëson interesat e Serbisë.

Sot në Bruksel do të zhvillohet një raund i ri i bisedimesh në nivel ekspertes, konkretisht mes Skender Hysenit dhe Marko Gjuriqit me ndërmjetësim të përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë,  Vuçiq thotë se delegacioni serb, i udhëhequr nga Marko Gjuriq ka shkuar “absolutisht i përgatitur” në Bruksel për bisedime me Prishtinën ku do të diskutohet çështja ekonomike dhe e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur.

“Jam befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdulah Hoti, se ka filluar shkrimi i marrëveshjes përfundimtare, e cila, siç thotë ai, askush nga Brukseli nuk e ka mohuar”, tha Vuçiq.

Kujtojmë, se do të zhvillohet përballja e dytë mes Hysenit dhe Gjuriqit me ndërmjetësim nga emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak. Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë lajmi.net të mërkurën se agjenda e takimit të sotëm do të jetë çështja e personave të pagjetur, si dhe zhvillimi ekonomik. Gjithashtu, në përgjigje është mohuar se do të ketë një projekt-marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia, të cilat BE-ja i ka quajtur spekulime të medieve serbe.

“Si rregull, ne nuk i komentojmë spekulimet e medieve. Por, në këtë rast specifik do të donim të hidhnim poshtë spekulimet rreth raundit të nesër të bisedimeve të ekspertëve dhe agjendës së saj. Dialogu – pas rifillimit të tij në nivelin më të lartë në fillim të këtij muaji – vazhdon me një seri takimesh në nivelin e ekspertëve që janë pjesë e një procesi në vazhdim”, thuhet më përgjigjen e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat