Ka nisur projekti jetik i rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Aktuale

Ka nisur projekti jetik i rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Nga: D.B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku – Rexhepi përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me Lutfi Hazirin kanë nisur pjesën e parë të projektit jetik të rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, e cila  financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nën garantimin e Qeverisë së Kosovës, në gjatësi prej 3 kilometra dhe me kosto prej 3.9 milionë euro.

Postimi i plotë:

Në Komunën e Gjilanit, në krye me kryetarin z.Lutfi Haziri, ka nisur sot pjesa e parë e projektit jetik të rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, i cili financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nën garantimin e Qeverisë së Kosovës, në gjatësi prej 3 kilometra dhe me kosto prej 3.9 milionë euro.

Kryetari Haziri ka theksuar se ky projekt është i rëndësisë së veçantë sepse këtë aks rrugorë e shfrytëzojnë rreth 70 përqind e qytetarëve të Gjilanit dhe regjionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat