Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Qeverisë Hoti, propozohet kjo qeveri e re

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Qeverisë Hoti, propozohet kjo qeveri e re

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:42
Qeveria e Kosovës

Analisti i çështjeve politike Blerim Vela, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të japë dorëheqje, për shkak të mos menaxhimit të duhur të luftës kundër pandemisë.

Vela ka thënë se qeveria e “Thaçit” duhet të dorëhiqet menjëherë, që të parandalohet katastrofa shëndetësore dhe ekonomike nga Covid-19, përcjell Bota sot.

Sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të formohet qeveri teknike ose qeveri politike, me mbështetje të më shumë se 80 deputetëve në Kuvend.

Reagimi i Velës në Facebook:

Qeveria e "dialogut", aka qeveria e Thaçit, duhet të ofrojë dorëheqje menjëherë që të parandalohet katastrofa shëndetësore dhe ekonomike nga #Covid19. Qeveria e 3 qershorit nuk gëzon legjitimitet publik dhe nuk përbëhet nga profesionist kredibil të fushës.

Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të formohet qeveri teknike ose qeveri politike, me mbështetje të më shumë se 80 deputetëve në Kuvend. Shumica e tillë siguron miratimin me kohë të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me menaxhimin e pandemisë.

Roli primar i qeverisë së tillë duhet të jetë shpëtimi i shëndetit publik e ekonomisë përmes vendosjes së pandemisë në kontroll. Kjo arrihet vetëm me strategji të qartë veprimi, ekip qeverisës kredibil e profesionist dhe efikasitet në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat