U raportua si vdekje nga koronavirusi, 77-vjeçari nga Kamenica ishte i shëruar tash e dy javë

Aktuale

U raportua si vdekje nga koronavirusi, 77-vjeçari nga Kamenica ishte i shëruar tash e dy javë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:05
Foto Ilustrim

Sot në media u raportua se një person në Kamenicë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Por Ramadan Basha nga Shtabit Emergjent të Komunës së Kamenicë ka thënë se personi në fjalë ka qenë i shëruar nga koronavirusi.

Basha tha se bazuar në shënimet e Shtabit Emergjent personi në fjalë ka pasur sëmundje të tjera, pasi ishte raportuar si i shëruar qysh më 18 korrik.

Vlen të theksohet se personi ka qenë 77 vjeçar.

“Sot rreth orës 15:00 ka  vdekur një person që ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive në Gjilan, në bazë të shënimeve që i kemi ne, personi në fjalë ka qenë i shëruar nga COVID-19 dhe ne që e kemi konfirmimin zyrtar se ai ka qenë i shëruar nga COVID-19 por ka qenë me sëmundje të tjera, bazuar në këtë nuk mendoj se vdekja nuk është si rezultat i COVID-it, sepse tek ne si shtab është raportuar si i shëruar nga koronavirusi.

Është konfirmuar se është shëruar me 18 korrik, personi ka qenë i vitit të lindjes 1943”, tha Basha.Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë  vdekur 31 persona me koronavirus sipas raportimeve të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat