Vdes një person nga koronavirusi në Fushë Kosovë - Bota Sot
Vdes një person nga koronavirusi në Fushë Kosovë

Aktuale

Vdes një person nga koronavirusi në Fushë Kosovë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Po, sot në orët e pasditës ka vdekur Azem Berisha nga koronavirusi”, ka thënë Topalli.

Ai po ashtu ka shkruar edhe në Facebook, duke thënë se ky lajm e ka shokuar.

Ndërkaq sot në Kosovë janë konfirmuar 190 raste të reja me koronavirus, dhe janë shënuar 12 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat