Përfundon takimi, Gjini tregon se a e duan PDK-në në Qeveri dhe a do të del AAK-ja nga koalicioni - Bota Sot
Përfundon takimi, Gjini tregon se a e duan PDK-në në Qeveri dhe a do të del AAK-ja nga koalicioni

Aktuale

Përfundon takimi, Gjini tregon se a e duan PDK-në në Qeveri dhe a do të del AAK-ja nga koalicioni

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:21
Ardian Gjini, AAK

(E plotësuar) - Këshilli Drejtues i AAK-së ka mbajtur sot një takim në të cilin është diskutuar për qeverisjen aktuale, pandeminë në vend dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nënkryetari Ardian Gjini ka thënë pas takimit se Kosova ka probleme me pandeminë COVID-19 dhe duhet të ketë një strategji afatgjate duke pasur parasysh se përballja me këtë sëmundje të rrezikshme do të jetë për një kohë të gjatë sikurse në të gjithë botën.

Gjini: Këshilli drejtues ka diskutuar disa tema

“Këshilli drejtues ka diskutuar disa tema duke nisur nga pandemia, qeverisja, rrethanat tjera që kanë të bëjnë me politikën. Kosova ka probleme me pandemi, por mendojmë se në rrethanat ekzistuese qeveria po e bën maksimumin për menaxhimin e situatës. Kemi viktima, por provojmë të shikojmë si mund të balancohet situata edhe me çështje ekonomike, pasi edhe të gjithë Evropa dhe bota do të bashkëjetojnë me virus për një kohë të gjatë dhe startegjizimet duhet të jenë më të gjata dhe jo vetëm për një muaj. Kemi biseduar edhe për çështjen e hapjes së shkollave dhe ministri do t’i hapë ata skenarë”, ka thënë Gjini.

Ai ka shprehur qëndrimin e AAK-së kundër shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, teksa ka bërë të ditur se do të diskutohet edhe çështja e kandidaturës së mundshme të Ramush Haradinajt për postin e presidentit.

Gjini: Ka thirrje në Këshillin Drejtues që Haradinaj të jetë kandidat për president

“Edhe te çështja e qeverisjes dhe mendojmë se mund të kemi rrethana të reja sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës sepse edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës së Thaçit, e që ne të gjithë ne njëzëri shpresojmë se nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, prapëseprapë për katër apo pesë muaj duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK mendon se vendi duhet të shkojë zë zgjedhje, pasi që nuk do të mund të arrijmë ta zgjedhim presidentin dhe shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugën për të zgjedhur presidentin e vendit. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president. Këto çështje ne do t’i diskutojmë. Por, ajo që thashë si rrumbullakim duhet të gjejmë rrugë që të mos shkojmë në zgjedhje në kohë pandemie, por nëse nuk gjejmë rrugë atëherë definitivisht duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës me LDK-në për shkak të mos pajtimeve rreth modelit të dialogut me Serbinë.

Gjini: Kritikat ndaj dialogut nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit

“Kritikat e AAK-së dhe Haradinajt për modelin e dialogut nuk nënkuptojnë mos mbështetje politike për qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit”, tha Gjini.

Sa i përket mos pajtimeve rreth dërgimit të koordinatorit shtetëror për dialogun Skënder Hyseni, nënkryetari Gjini tha se Haradinaj do të bisedojë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kryeministrin Hoti, pasi AAK-së është pro pjesëmarrjes së SHBA-së në procesin e dialogut.

I pyetur se do të ketë rimodelim të Qeverisë Hoti, nënkryetari Gjini ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti pas kthimit nga vetizolimi për shkak të COVID-19, do të ketë bisedime lidhur me këtë çështje.

***

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se partia që drejton Ramush Haradinaj është kundër shkuarjes në zgjedhje të reja për shkak të pamundësisë për zgjedhjen e një presidenti të ri, prandaj ka thënë se nuk guxojnë ta përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës.

Këto deklarata Gjini i ka dhënë pas përfundimit të takimit të Këshillit Drejtues të AAK’së, duke sqaruar se në këtë takim megjithatë nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK’së në qeveri.

“Nëse Aleanca synon që t’i evitojë zgjedhjet për shkak të mos zgjedhjes së presidentit, atëherë nuk guxojmë që ta përjashtojmë përfshirjen e PDK’së në qeveri, por nuk ka qenë në diskutim në këtë takim të Këshillit Drejtues”, ka thënë Gjini.

Përveç tjerash, Gjini ka thënë se AAK ka kritika për mënyrën se si Hoti po e drejton koalicionin, por shton se një gjë e tillë nuk nënkupton se nuk e përkrahin qeverinë dhe që do të largohen nga koalicioni.

“Kritikat e Haradinajt për procesin e dialogut, nuk nënkuptojnë largim nga koalicioni dhe nuk nënkupton mos përkrahje politike për qeverinë”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se pas shërimit të Hotit do të takohen edhe me Isa Mustafën për t’i diskutuar të gjitha çështjet.

“Do të ketë ende bisedime. Kryeministri është ende në vet-izolim. Shumë shpejt do të kthehet në punë. Do të kemi diskutimet të drejtpërdrejta, pas kthimit të tij. Dialogu nuk duhet të zhvillohet pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari do të bisedoj edhe me kryetarin Mustafa dhe kryeministrin Hoti.”, ka theksuar Gjini.

Gjini: AAK s’del nga koalicioni, është që të gjendet zgjidhja për Presidentin pa shkuar vendi në zgjedhje

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së.

Nënkryetari i këtij subjekti, Ardian Gjini, ka thënë se aty është diskutuar për gjetjen e zgjidhjes që pas përfundimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“AAK nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të Presidentit. Shpresojmë që partitë do ta gjejnë rrugën për zgjidhjen e Presidentit të vendit”, ka thënë Gjini.

Ai ka pohuar se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së është pro që kandidat për President të jetë Ramush Haradinaj.

Në takimin e sotëm është qartësuar edhe pozicioni i AAK-së sa i përket Qeverisë aktuale.

“Kritikat e AAK-së dhe kryetari Haradinaj për modelin e dialogun nuk nënkuptojnë mosmbështetje për Qeverinë dhe nuk nënkuptojnë prishje të koalicionit. Le të jetë e qartë. Brenga jonë është se në këtë format dialogu po kthehet në formatin teknik. Nuk nënkupton largim nga koalicioni. Dialogu nuk duhet të zhvillohet pa SHBA. Nuk nënkuptojnë largim të partnerëve”.

“Në këtë takim nuk kemi diskutuar për PDK. AAK është kundër shkuarjes në zgjedhje për shkak të moszgjidhjes së presidentit. Nëse synojmë t’i evitojmë zgjedhjet opsioni i përfshirjes së PDK në Qeveri nuk përjashtohet. Por nuk ka qenë diskutim i AAK”.

***

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, është duke zhvilluar mbledhjen e saj, të thirrur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim pritet të diskutohen disa nga temat aktuale në vend, siç janë pandemia, koalicioni me LDK-në dhe dialogu me Serbinë.

Mbledhja po mbahet pa praninë e medieve.

Mirëpo pritet që mbas mbledhjes kryetari Ramush Haradinaj të mbajë konferencë për media.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat