Limaj ia “rrëmben” edhe tre zyrtarë Haradinajt, ja kush aderoi në Nismë

Aktuale

Limaj ia “rrëmben” edhe tre zyrtarë Haradinajt, ja kush aderoi në Nismë

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:36
Kajtaz Gashi së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku dhe Avni Kryeziu, kanë aderuar në Nismën Socialdemokrate.

Ish-kandidati për kryetar të Malishevës Kajtaz Gashi së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku dhe Avni Kryeziu, kanë aderuar në Nismën Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kreu i Nismës Fatmir Limaj në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Limaj ka thënë se aderimi i Kajtazit, Mazrekut dhe Kryeziut, është vlerë e shtuar për partinë e tij.

Reagimi i Limajt:

Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku - nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend.

NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat