Analistët: Diskutimet për postin e presidentit të hershme, fjalën e fundit e ka Vetëvendosja

Aktuale

Analistët: Diskutimet për postin e presidentit të hershme, fjalën e fundit e ka Vetëvendosja

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 20:00
LVV

Analistët: Diskutimet për postin e presidentit të hershme, fjalën e fundit e ka Vetëvendosja

Hashim Thaçi aktualisht është i ulur në kolltukun presidencial.

Do të jetë aty edhe për të paktën 7 muaj në rast se Gjykata Speciale nuk e konfirmon aktakuzën e ngritur ndaj tij – deri më 24 tetor kur është edhe afati i fundit.

Por, partnerët e tanishëm të koaliconit nuk u bën për kohën. Ata që  të gjithë, që tash, kanë shprehur lakminë e tyre për postin më të lartë shtetëror.

AAK-ja ia krisi e para kur propozoi liderin e saj Ramush Haradinaj. Pas saj LDK-ja, ishte ajo që i shfaqi ambiciet e saja, ndonëse nuk doli me një emër për president. Garës, së fundmi, iu bashkangjit edhe NISMA që propozoi Fatmir Limajn për shef të shtetit.

Edhe ai që i ndihmoi këto tri parti në formimin e qeverisë, Behgjet Pacolli, nuk e fshehu deshirën e tij, por tha se nuk është koha të diskutohet tash për këtë post.

Njëjtë mendon edhe analisti Shkëlzen Maliqi.

“Janë diskutime të parakohshme, mund të bëhen në mbledhitë e mbyllura sepse mund të llogariten opsionet, jo kështu publikisht, s`ka kuptim dhe nuk ka efekt, duhet të presim edhe disa javë apo muaj se cfarë do të ndodhë me Gjykaten Speciale. Tash është kjo e parakohshme”, u shpreh ai.

Por edhe po të behen bashkë këto katër parti, ato prapë se prapë, nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta bërë forumin prej 80 vetash, i nevojshëm për ta zgjedhur Presidentin.

Për shkak se beson që disa deputetët të LDK-së nuk do të jenë prezentë në salle për këtë, , Mazllum Baraliu është i bindur se as 24 votat e PDK-së nuk sigurojnë zgjedhjen e presidentit.

Këtë e mundësojnë, sipas tij, vetëm votat e 34 deputetëve të Vetëvendosjes.

“Në radhë të parë duhet forumi prej 80 vetash. Forumin duhet ta bëjë edhe VV, nderkaq që Vetevendosja  është e acaruar. Prandaj pa forumin të cilin mund ta bëjë VV nuk mund të ketë zgjedhje të presidentit”, u shpreh ai.

Në dy raundet e para për t`u zgjedhur, presidenti, duhet të ketë përkrahjen e 2/3 të deputetëve.

Në rast se nuk ndodh kjo, në rrethin e tretë, mjafton që kandidati për president të ketë pëlqimin e vetëm 61 ligjvënësve.

Dështimi në këtë fazë nënkupton shkuarjen në zgjedhje të cilat sipas Kushtetues duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat