Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu ka pritur sot në takim humanistin Halil Kastrati.
Veliu tha se bashkë me të biseduan për projektet e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ si dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes dy palëve, duke nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre.
Postimi i plotë:
Pata knaqësinë ta mirëpres në takim humanistin Halil Katrati.
Biseduam për pojektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre.
Do të jemi gjithmonë në mbështetje të iniciativave që përmirësojnë jetën e qytetarëve, veçmas atyre në nevojë.