Shpërthen një konflikt i ri AAK- LDK, Bekë Berisha godet Arban Abrashin për shkak të një vendimi

Aktuale

Shpërthen një konflikt i ri AAK- LDK, Bekë Berisha godet Arban Abrashin për shkak të një vendimi

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 19:29
Bekë Berisha

Pas përplasjeve për dialogun me Serbinë dhe për tema të tjera, një konflikt i ri ka shpërthyer mes partnerëve të koalicionit që qeveris Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkak është bërë një vendim që ka marrë ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK’së, Arban Abrashi, sipas të cilit 20 punonjës do të largohen nga puna në dikasterin që ai drejton.

Ndaj vendimit të Abrashit ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka goditur Abrashin për vendimin që ka marrë. Berisha ka sulmuar edhe partinë e Abrashit.

“Minister Abrashi 20 punetorë i paske larguar nga puna sot në kohë pandemie.

I paske marr turr 240 milion projektit Berzh-it të rrugës Zahaq-Pejë.

Me turrin e ledekejcit”, ka shkruar Berisha.

“Ministri Abrashi me 24 Korrik ka shfuqizuar vendimet per themelimin e Njesive Zbatuese te Projektit (NJZP) dhe vendimet per transferimin e zyrtareve si dhe ka pushuar veprimtarin e ketyre njësive”, ka shtuar ai.

“Me kete vendim, ai ka larguar nga puna ne kohe pandemie 20 zyrtare te ketyre njesive, per me teper, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po te njejtat Njesi Zbatuese te Projekteve por kesaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjere te afert me te”, ka shkruar deputeti i AAK’së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat