Suma: Sikur të ishin kryer më shumë testime, numri i të infektuarve me COVID-19 do të ishte më i madh

Aktuale

Suma: Sikur të ishin kryer më shumë testime, numri i të infektuarve me COVID-19 do të ishte më i madh

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 08:34
Refki Suma

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma ka thënë se mungesa e testimeve ka bërë që numri i të infektuarve me COVID-19 të jetë më i vogël.

Suma tha se para një muaji qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë për shkak të simptomave të koronavirusit.

“Edhe testet ka munguar se sikur te kishte pas teste, numri do të ishte më i madh. Para një muaji ka pas qindra njerëz qe kanë kërkuar ndihmë. Numri ka mundur të jetë më i madh”, tha Suma në një lidhje direkte në Kanal 10.

Aktualisht në Komunën e Hanit të Elezit janë vetëm 6 raste aktive me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat