Vjen një goditje në orët e mbrëmjes për Sami Lushtakun nga Vetëvendosje: Në një ndejë me alkool, sharki e cigare...

Aktuale

Vjen një goditje në orët e mbrëmjes për Sami Lushtakun nga Vetëvendosje: Në një ndejë me alkool, sharki e cigare...

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 21:37
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku e Uran Ismaili qëndruan së fundi në mesin e bashkëluftëtarëve në Gollak.

Ata postuan edhe foto në Facebook, ku shiheshin në një darkë të përbashkët.

Ajo që bie në sy është mos mbajtja e maskës dhe distancës sociale si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit.

E kjo ka shkaktuar reagimin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kur veten e sheh mbi shtetin, thyen rregullat, s’brengosesh për rrezikimin e shëndetit publik e as për porosinë që përcjell me fotot e publikuara. Në një ndejë me alkool, sharki e cigare puro, zyrtarë të PDK-së, përfshi ish-ministrin e Shëndetësisë. Shembull për të mos u ndjekur”, ka shkruar Arbërie Nagavci në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat